Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Open Balkan/ Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen nesër, 1 shtator në Beograd

schedule07:26 - 31 Gusht, 2022

schedule 07:26 - 31 Gusht, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, p residenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.

Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, në këtë manifestim e ka paralajmëruar praninë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ndërsa presidenti serb njoftoi se priten edhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë.



Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!