Rama viziton spitalin e traumës

schedule15:44 - 29 Tetor, 2017

schedule 15:44 - 29 Tetor, 2017

Kryeministri Rama vizitoi ambientet e rehabilituara të Spitalit të Traumës, ku foli për një ëndërr të bërë realitet. Ai theksoi se të njëjtat standarde do të ndiqen edhe për spitalet e tjera rajonale.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Kryeministri Rama vizitoi ambientet e rehabilituara të Spitalit të Traumës.
Përpara kameras së Kryeministrit, dhanë mendimin e tyre edhe disa mjekë.
Ndërsa vetë Rama foli për një ëndërr që bëhet realitet.
Materiali filmik iu shpërnda medias nga zyra e shtypit pranë Kryeministrisë.