Rama-Veliaj kafe me banorët e Njësisë 10

schedule11:30 - 7 Qershor, 2019

schedule 11:30 - 7 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama së bashku me kandidatin socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj dhe disa deputetë konsumuan kafen e mëngjesit me disa banorë të njësisë 10. Gjatë bisedës, kreu i qeverisë akuzoi opozitën se po vazhdon të hedhë baltë mbi Shqipërinë duke përdorur edhe artikuj të paguar.

Kafen e mëngjesit kanë vendosur ta pijnë bashkë. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj janë ulur me banorë të njësisë 10 për të bashkëbiseduar mbi të ardhmen që e pret kryeqytetin nëse zgjidhet përsëri Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë.

“Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë idea e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje”, tha Veliaj.

Megjithatë interesimi i kryebashkiakut shkoi në Korçë tek familjet e dëmtuara nga tërmeti.

“Do bëjmë një kombinim, një fond solidariteti i bashkive tona. Do bëjmë një kontribut, ku çdo bashki do të ndërtojë një shtëpi. Nuk është kosto e lartë. I thashë të bëjnë një llogari dhe një pjesë tonë të fushatës që e kemi KQZ t’i fusim aty. Më mirë të bëjmë ca shtëpi par ta se sa postera dhe reklama”, tha Rama.

Pas gjetjes së zgjidhjes për të ndërtuar shtëpitë e prishura të banorëve të fshatit Floq një pyetje i erdhi mbi zgjedhjet e 30 Qershorit. Fatkeqësia më e madhe që nuk e sheh në asnjë vend tjetër fqinj ka një emër për kryeministrin Edi Rama.

“Më vjen keq, por asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun”, tha Rama./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!