Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama uron kryeministrin izraelit: Shpresoj ta mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë

schedule18:55 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 18:55 - 29 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se pret që Netanyahu të mbajë premtimin për të vizituar Shqipërinë.

“Urime Bibi @netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.

Kthimi i Netanyahut për një mandat të gjashtë si kryeministër zgjat dominimin e tij prej më shumë se një dekade mbi politikën izraelite pas 18 muajsh në opozitë. Fitorja e tij më e fundit zgjedhore çoi në krijimin e një koalicioni që përfshin ultranacionalistë dhe partitë fetare që dikur ishin në periferi të politikës izraelite.

Qeveria e tij premtuar të riparojë sistemin gjyqësor të vendit, të përshpejtojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe të nxjerrë në pah identitetin hebre në jetën publike. Këto plane kanë sjellë kritika nga strukturat e mbrojtjes, komuniteti i biznesit, sistemi arsimor, grupet LGBT+, zyrtarët ligjorë dhe pjesë të tjera të shoqërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!