Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pogradec kryetarët e bashkive për të bërë bilancet e qeverisjes vendore.
Ai ka kritikuar drejtuesit vendor dhe u ka thënë që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve
“Edhe në këtë proces kemi bërë përmirësime, por duhet të bëjmë përmirësime më uniforme. Këtu nuk flasim të jenë të gjithë të shkëlqyer, por të gjithë duhet të jenë të mirë. Të garantojnë mesataren e artë të dijnitetit të PS. Raporti me qytetarët është baza, ca kuptimi ka t’u shkosh qytetarëve kur fillon fushata, kur je krytar bashkie aty dhe nuk garanton që çdo ditë t’u hapin derën dhe t’u ulen në gjunjë njerëzve. A-ja është respekti dhe mirësjellja ndaj qytetarëve. Ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një drejtor lë kokrrën e namit. Duhet të çohesh e të thuash o unë, o ky këtu.
Ti duhet të jesh mbrojtësi numër një i qytetarëve. Kjo është të jesh kryetar bashkie, t’i dalësh përballë e t’i thuash “ti nuk vazhdon dot më këtu”. Kryetari i bashksië i di të gjitha dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di kryetari të gjitha. Nuk i di Tirana e Durrësi se është gjithë ajo bashki, por jo të tjerat”, tha Rama. /abcnews.al