Rama tërhoqi padinë, Haradinaj: E pranoj si kërkim falje, plani me Thaçin e Vuçiçin ka ekzistuar

schedule22:31 - 22 Korrik, 2020

schedule 22:31 - 22 Korrik, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar tërheqjen e padisë së ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këtë çështje, Haradinaj u shpreh se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me Ramën, ndërsa shtoi se që heqjen e padisë e pranon vetëm si kërkim falje dhe jo si mëshirë.

“Nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim për Edi Ramën, heqjen e padisë e pranoj vetëm si kërkim falje dhe jo si mëshirë”, deklaroi ai.

Po ashtu,  Haradianj u shpreh i bindur se plani Rama-Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve ka ekzistuar.

“Plani Rama-Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve ka ekzistuar. Mua më akuzuan si shpifës dhe më padit. Por këtë e thanë edhe të tjerë dhe nuk e pashë që janë paditur. Michael Bolton tregoi. Do të dalin edhe detaje tjera. Mua më akuzuan si shpifës, ndërsa unë si kryeministër i vendit e kam detyrë të ruaj tërësinë territoriale”, tha Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova.

Kujtojmë këtu se kryeministri Rama e kishte paditur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për shpifje dhe vetëm pak kohë më parë njoftoi se këtë padi e kishte tërhequr. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!