Rama të mërkurën para komisionit për Inceneratorët, analisti: Sot betejë, nesër show politik

schedule22:53 - 22 Shkurt, 2022

schedule 22:53 - 22 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin Log. me gazetarin Endri Xhafo është komentuar në lidhje me dëshmitë e dhëna deri më tani në komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Në një panel të ftuarish është folur në lidhje me përgjegjësinë që secili dëshmitar ka në përgjigjet e tyre para komisionit dhe publikut të gjerë.

Ndërkohë mesditën e së mërkurës pritet që para Komisionit për Inceneratorët të dëshmorë kryeministri Edi Rama.

Analisti Mentor Kikia në fjalën e tij në Log. është shprehur se kjo do të jetë një ndër dëshmitë më të vështira.

Intervistimi i Ramës është i vështirë se është një ndër njerëzit më të mirë artikuluar në Shqipëri dhe di të shmangë çdo grackë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër analisti Neritan Alibali ka theksuar se dëshmitë e së martës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ishte thjesht betejë politike, ndërsa me Ramën përballë anëtarëve të komisionit do të kemi një show politik.

Sot komisioni hetimor ka qenë betejë politike nesër do të jetë shoe politik”, ka thënë ai.

Ish prokurori Eugen Beci  nga ana tjetër në lidhje me dëshmitë e të përfshirëve në Komisionin Hetimor për Inceneratorët është shprehur se është një mënyrë e gabuar pasi nuk mund të hetohet dhe zbulohet një aferë e tillë korruptive duke marrë për gjithçka në pyetje një person.

Komisioni po vepron me taktikisht gabim, pasi procesin e të provuarit duan ta zgjidhin me dëshmitarë por një gjë  e tillë është e gabuar. Nuk po e bëjnë pazëllin e plotë e marrin dhe e pyesin për gjithçka por e kanë gabim një gjë të tillë”, ka thënë Beci./abcnews.al