Rama takon Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit

schedule15:13 - 6 Shkurt, 2019

schedule 15:13 - 6 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Në kuadër të kësaj vizite në Riad, shefi i Ekzekutivit ka zhvilluar një takim me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit. Në rrjetet sociale Kryeministri Rama njofton se në fokus të këtij takimi ishte programi i projekteve të propozuara prej qeverisë shqiptare në disa fusha. Programi i bashkëpunimit mes dy vendeve parshikohet të zhvillohet në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore./abcnews.al