Rama takon presidenten e BERZH, investimet në vend në fokus

schedule17:30 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:30 - 28 Shkurt, 2022

Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të hënë ndodhet në një vizitë në Londër ku është takuar me presidenten e BERZH, Odile Renaud.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se kryetemë në këtë takim kanë qenë investimet e huaja në Shqipëri.

Gjithashtu ai bën me dije se një rëndësi të veçantë e këtyre investimeve janë edhe hekurudhat Durrës – Prishtinë dhe Durrës – Lin, pjesë e Korridorit 8.

“Për projektet tanimë të miratuara të investimeve, Bajpasi i Tiranës, hekurudha Vorë – Hani i Hotit, Parku Fotovoltaik i Lundrueshëm në Vaun e Dejës dhe përshpejtimin e procesit për gazsjellësin Adriatiko-Jonian, si edhe hekurudhat Durrës – Prishtinë dhe Durrës – Lin, pjesë e Korridorit 8”, shkruan Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!