Rama takon gjeneralin në Beirut: Po kthehemi në atdhe bashkë me fëmijët

schedule11:07 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:07 - 27 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama është takuar në Beirut me gjeneralin Abass. Rama thotë se e ka falenderuar për ndihmën për shpëtimin e 4 fëmijëve të cilët janë nisur drejt Aeroportit të Rinasit si dhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e atyre që kanë mbetur ende atje.

“Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama.

Në takim kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet edhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. /mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!