Kryeministri Edi Rama rinis aktivitetet pas operacionit. Ai do marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të ramazanit, që do të zhvillohet në orën 19:30 në kryeqytet.
Kreu i qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut.
Kryeministri publikoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një pjesë të podcastiti të radhës, ku e ftuar ishte kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e cila kandidon për një mandat tjetër në 14 maj.
“Në një debat përballë kur jem me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha. Sa herë të ka thënë burri që lërë këtë punë” i ka thënë Rama, Sakos.
“Para se të thoja po e kam pyet që të mos më thoshte se po i lë kalamajt rrugëve”, ka thënë Sako.
Nga ana tjetër kryeministri ja kthen se nga një është bërë me dy fëmijë tashmë.
Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se episodi i plotë do të publikohet ditën e shtunë./abcnews.al