Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer etiketimet për dy deputetët e opozitës parlamentare në Kuvend.
Kujtim Gjuzi dhe Artur Roshi ishin dy “viktimat” e Ramës sot, të cilët quajti “bishta” lopate të vagonave të mallrave, “mbetje të lodhura”, e duke vijuar më tej me të tjera etiketime.
“Kolegët tanë në rrugë dhe ndërkombëtarët ta dëgjojnë këtë që thotë KE. Ligjvënësi të garantojë elementët kryesorë të sistemit zgjedhor, subjekteve zgjedhorë. Në të gjithë hapësirën e OSBE nuk ka asnjë vend nga Vankuveri në Rusi, nuk e ka asnjë vend formulën tonë të koalicioneve. Është tipikisht një hile. Kjo është një hile. Hile allashqiptare. Ca është kjo? Këtë se ka askush. Ne këtë sot do e fshijmë dhe është fshirje e vonuar e një hileje që ka karakterizuar zgjedhjet për vite të tëra.
Ballist, Curçilli thotë kush nuk ndryshon mendim është budalla. Unë jam shumë i qetë sot, se pavarësisht se nuk kam të njëjtin mendim të lartë për listat si Myslymi e Rudina, ama…
Naltmadhni, të lutem. Të lutem sa për komunistin, s’kam asnjë lidhje emocionale apo intelektuale me komunizmin. Im atë ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë, kur ju, kur thua ju është fyerje në fakt. Se unë s’kam asnjë problem me komunistë e me ballistë si persona. Ju e mësuat nga Enver Hoxha se ju bëri ai më të zi sesa veten. Se ju mësoi Enveri që mos u merr me mesazhin por me mesazherin, mos u merr me mendimin por me kokën që mendon. Po të kishit gjë, do të ishit më zi se Enveri. Këtu është ndarja anti-demokratike. Socialistët dhe demokratët janë demokratë. Socialistët janë anti-fashistë dhe anti-komunistë. S’merremi me personat por me ideologjitë.
Jeni kopja e zezë, ti e Saliu. (Artur Roshit) Ndërkohë që politika është ndarje opinionesh e idesh. Është sport i vështirë nuk është për ty. (Gjuzit). Ty të sollën këtu aksidentalisht. I ke parasysh vagonat e mallrave? Vagona mallrash të mbushura me lopata. Ti je bishti i një lopate. Nuk ka më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. (Roshit).
Ju jeni një bashkësi karikaturash bashkë me disa ata që janë jashtë, dhe ky parlament boll ka qenë Hosten i Shqipërisë për 30 vjet. Boll më, nuk ka më revistë hosteni, nuk do ketë më trena fantazim që nisen me bishta lopatash për të marrë vota lart e poshtë. Personalisht me ty s’kam asgjë, se ti je një ballist i lodhur. Ti nuk e di se sa mund ti marrësh me mik mësuesit e gjuhës shqipe në klasën e nëntë. Të duhet një mik komunist për të kaluar. Ta dëgjojnë mirë partnerët ndërkombëtar, ta dëgjojnë mirë ata që ngatërruan 28 nëntorin me 5 qershorin. I pyeta në sallë kur shkova në këshillin politik, të na tregonin në vend që e kanë këtë sistem që propozojnë, dhe më treguan një libër të la sapienzës. Ne nuk kemi asnjë interes politik ndërhyjmë në ciftin Mona-Luli, duke i pasur bashkë. Por ama bashkë me sistemin normal./abcnews.al