Rama: Rusët janë të mirëseardhur në Shqipëri

schedule13:21 - 28 Shtator, 2022

schedule 13:21 - 28 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka thënë se shtetasit rusë janë të mirëpritur në Shqipëri.

Gjatë një konference për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama deklaroi se rusët që largohen nga vendi pasi nuk duan të shkojnë në luftë, janë të mirëpritur në vendin tonë.

Qindra mijëra shtetas rusë raportohet se janë larguar nga vendi, pasi presidenti Vladimir Putin shpallli mobilizim të pjesshëm që detyron rekrutët të shkojnë në front në luftën që Rusia nisi më 24 shkurt në Ukrainë. /abcnews.al