Rama rendit punët e bëra: Mandati i parë përpjekje për të ndaluar rrënimin e vendit

schedule16:04 - 9 Tetor, 2020

schedule 16:04 - 9 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare ka bërë një rezyme e punës së bërë nga qeveria gjatë këtyre 7 viteve.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se në mandatin e parë  e kanë shfrytëzuar për të nxjerrë vendin nga rrënojat në të cilin ishin zhytur financat e vendit.

“Kur bëhen 7 vjet nga dita kur ne morëm detyrën mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet e keqja më e madhe është harruar ose duhet kujtuar dhe rikujtuar sepse dita kur ne e nisëm këtë rrugëtim nuk ka asgjë të ngjashme me ditën ku jemi sot. Siç e keqja harrohet shpejt e mira nuk ka fund. Ne duhet të kemi parasysh se teksa numërojmë ato që kemi bërë në asnjë moment të mos lëmë përshtypjen te të tjerët se jemi të kënaqur me atë që kemi bërë.

Kur kthen kokën është e vështirë që të zgjedhësh se çfarë kemi bërë për të bërë krahasimin me atë se çfarë na është dashur të bëjmë.

Në mandatin e parë ne jemi ulur në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale të vendit dhe kemi qenë përballë sfidës së madhe të financimit të rrogave dhe të pensioneve pa pasur nevojë që ti ulim ato. Drejtuesit e FMN më kanë kërkuar uljen e rrogave dhe pensioneve por që nuk e morëm një hap të tillë dhe për reformën që ndërmora më tha në se kjo nuk bëhet.

Sot me të drejtë ankohen për atë që ju mungon por ju duhet kujtuar se 74 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë, të  cilat i paguanin për vete dhe për dynjanë që nuk denjonte të paguante. Ndërkohë prej disa vitesh nuk ka më fatura afrofe dhe radha në shi. Nuk ka më arbitraritet, nuk ka më faturë që nuk paguhet”, ka thënë Rama.

Ndërkohë në lidhje me mandatin e dytë Rama ka theksuar se këtë mandat ato pas sistemimit të gjërave në vitet e para të qeverisjes kanë bërë të mundur tashmë që të krijojnë dhe mundësi për rritjen e rrogave.

Sipas tij mjekët dhe mësuesit janë dhe dy kategoritë kryesore që kanë përfituar nga rritja e rrogave.

“Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë, pasi vumë rregull në financat e vendit dhe pasi këtij vendi ju dhanë disa instrumente më shumë ishte mandati ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vjet më parë dhe pse na është dashur që të përballemi jo vetëm me problemet e përditshme dhe të trashëguara edhe me problemet e krijuara, edhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit jashtë vullnetit të njerëzve qoftë tërmeti apo virusi që e fiti të gjithë botën në një cikël të frikshëm.

Sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë që është mandati i forcimit të trupit dhe ecjes pas një paralize nga ku e kemi nisur këtë kemi arritur të rrisim pagat dhe ndërkohë nuk me rezulton se ndonjë rreth nesh e ka bërë këtë.

Kemi arritur të rrisim pagat për mjekët dhe të gjithë pagat për bluzat e bardha në Shqipëri pasi e meritojnë dhe e konsiderojmë se këtë mundësi që e kemi krijuar ta vëmë në funksion të tyre dhe të arsimtarëve dy kategori që janë në fronte të rrezikshme sot në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk kemi prekur rroga dhe pensione dhe nuk i kemi bërë bisht zotimi tonë për të kaluar në një sistem të padrejtë taksimi”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!