Rama: Reforma zgjedhore jo më menu të përcaktuar nga PD

schedule19:58 - 22 Shtator, 2017

schedule 19:58 - 22 Shtator, 2017

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryeministri Edi Rama ju përgjigj pyetjeve për çështjet kryesore të aktualitetit që nga reforma zgjedhore, importi i mbetjeve, protestat në Shkozë apo raporti i FMN-së me qeverinë shqiptare.

Kryetari i mazhorancës pranon të ulet në tryezë me opozitën, por me menu mikse, jo vetëm demokratësh.
Në intervistën për “Zërin e Amerikës” kryeministri përsëriti gadishmërinë e tij për tu ulur në një tryezë për çdo çështje të madhe që bashkon mazhorancën dhe opozitën.
Kreu i qeverisë u përgjigj dhe për çështjen e dekoratave dhe ligjin e mbetjeve. Nëse për të parën tha se mazhoranca meriton të shihet me sy të mirë për shkak se tërheqja e saj tregon dëshirë për reflektim, ndërsa për mbetjet qëllimi është një komunikim më i gjerë me qytetarët për të kuptuar pse importi i tyre duhet të bëhet.
Zëri i Amerikës e pyeti kryeministrin Rama edhe për situatën me banorët e Shkozës shtëpitë e të cilëve do të prishen në kuadër të projekteve të rehabilitimit të lumit Lana dhe ndërtimit të unazës. Qeveria është e vendosur të mos kthehet mbrapa.
Kryeministri Rama komentoi dhe rolin më të reduktuar të FMN-së në vendin tonë.
Misioni i FMN zhvilloi këto ditë takime me gjiothë faktorët shqiptarë në kuadër të programit të ri që ka tashmë me qeverinë shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!