Rama publikon videon ku ish-kapiteni i kombëtares apelon: Unë e bëra vaksinën, mbron jetën

schedule14:05 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:05 - 26 Tetor, 2021

Çështja e vaksinave vijon të ngelet, një nga çështjet delikatë në të gjithë botën.

Pak ditë më parë dëgjuam që lojtari gjerman Joshua Kimmich, dhuronte para për vaksinat por vetë nuk vaksinohej, ishte një zë i fortë kundër besimit tek vaksinimi, sepse mungesa e studimeve afatgjata është njëra ndër arsyet.

Kimmich nuk besonte tek vaksinimi, por kjo nuk do të thotë që ish-kapiteni i kombëtares tonë, Lorik Cana, të mendojë të njëjtë gjë.

Ai ka pranuar të vaksinohet, madje shikohet në një video të postuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa Cana shprehej se e bëri vaksinën për të ruajtur njerëzit e afërt dhe se vaksina mbron jetën.

“Vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur. E kam bërë vaksinën edhe për të mbrojtur fëmijët e mi, prindërit e mi dhe të gjithë shoqërinë tonë”, janë fjalët që legjenda “kuq e zi” ka zgjedhur ti thotë.

Një apel ky nga ana e 38-vjeçarit, për shqiptarët që të vazhdojnë të vaksinohet nëse duan të ndihen të sigurt në jetën e tyre, duke u mbrojtur nga virusi ‘famëkeq”, që ka harruar rrugën se nga erdhi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!