Rama publikon videon: Ja si do të jetë godina e re e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

schedule07:52 - 2 Mars, 2021

schedule 07:52 - 2 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një video nga materniteti i vjetër i Tiranës i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Shefi i qeverisë në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamje nga punimet në këtë institucion, ku tregon se si do të duket ajo pas rikonstruksionit.

Sipas Ramës, janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend.

“MIRËMËNGJES

dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al