Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një foto ku tregon shifrat për borxhin publik dhe investimet në dy periudha si një përgjigje ndaj opozitës.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përmes shifrave tregon mesataren e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë kurse e investimeve 70 miliardë lekë.
Ndër të tjera në postimin e tij ai thekson se në periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.
“Meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158233506521523