Rama: Programi i PD i dobët si Basha, do të rishikojmë taksën 23% për pagën

schedule11:31 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:31 - 2 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke e konsideruar atë të dobët. Rama kundërshtoi edhe njëherë taksën e sheshtë 9% të premtuar nga opozita. Sipas tij kjo është taksë për të pasurit.

Kreu i qeverisë tha se taksa progresive e aplikuar gjatë këtyre viteve ka dhënë rezultat pozitiv, megjithatë premtoi se do t’a rishikojnë taksën 23% për pagën.

“Në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Por vlen në parim të them që ti përgjigjem pyetjes tuaj. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alterantivat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit. Për t’ju dhënë edhe më shumë atyre që firojnë më shumë dhe por t’ju marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Jemi në kushtet ku taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin e moralit, por edhe për të ardhurat. 23% që ju i referoheni, e kam dëgjuar, është keqinterpretim.

Natyrisht që jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare por në atë pjesën që ju prekët, kjo do të bëhet bazuar në e para; bindjen se është koha për ta bërë; dhe pa asnjë lidhje me fushatën. Nuk e duam si arsye për të dobësuar karakterin  tonë.  Ne nuk duam që fushata dhe zgjedhjet të jenë një arsye për të dobësuar karakterin tonë.

Nuk është rasti këtu, por për të gjithë ata që e bëjnë këtë interpretim. Progresiviteti mbi të ardhurat personale ka një tjetër shtrirje”, tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!