Rama: Procesi i hapjes së negociatave është bërë më shumë më kërkues

schedule11:54 - 3 Tetor, 2019

schedule 11:54 - 3 Tetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se procesi i negociatave me BE është bërë më i vështirë, por sipas tij sot Shqipëria është shumë më pranë hapjes së negociatave.

“Sot cilido nga vendet që është në BE, nuk do futej në BE, sepse sot BE është në një debat të brendshëm, se nuk ka në konsideratë zgjerimin, por daljen nga një situatë që e ka vendosur BE në një pozitë të vështirtë në raport me fuqitë e tjera. Shqipëria sot është pa diskutimi shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë të gjitha vendet e tjera për të hapur negociata. Procesi i hapjes së negociatave është bërë më shumë më kërkues. Sot Shqipëria në raport me kohën kur mori vendin kandidat, është shumë më përpara. Shqipëria sot e ka nisur me procesin e një reforme në drejtësi, që asnjë nga vendet fqinje nuk e ka bërë. ”

Kryeministri theksoi se kushtet e vendosura nga Gjermania janë për politikën e tyre të brendshme dhe nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, pasi kancelaria gjermane ka vënë veton.

“Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte, pse i ka vënë?  I ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të asaj politike dhe pse bëhet debat deri në momentin e fundit se ka vota pro dhe vota kundër, për politikë të brendshme.

Nga ana tjetër, Gjermania e tha qartë, ka thënë Po, se kancelarja ka vënë veton se nuk ka ndareje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë po”- ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!