Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me imazhe nga rindërtimi në Thumanë pas tërmetit tragjik të nëntorit të 2019-ës.
Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook kujton se procesi i rindërtimit vijon punën në Thumanë.
Rama shkruan se çdo ditë po merr formë qyteza “e bukur e Rilindjes”.
“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al