Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me foto nga procesi i rindërtimit të spitalit të Elbasanit.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar foto nga procesi i rindërtimit të spitalit pediatrik të Elbasanit po ecën me rimte të shpejta dhe brenda vitit 2021 pritet që të ketë përfunduar dhe të jetë gati për të pritur vizitat e fëmijëve.
Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga procesi i rindërtimit dhe punës që po bëhet me këtë spital pediatrik.
“Kjo është Pediatria e Elbasanit ku puna për rindërtimin po ecën me ritme të larta”, shkruan Rama krahas fotove./abcnews.al