Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e kësaj të enjtjeje në fjalën e tij të mbajtur në Pallatin e Brigadave në nder të shkrimtarit Martin Camaj, ka risjellë në vëmendje dhe debatet më të fundit në lidhje me debatin për zgjerimin e kufirt detar me Greqinë.
Shefi i qeverisë deklaroi se për fat të keq në kombin tonë ka pasur dhe ka akuzatorë, të cilët vetëm shpifin e se për fat të keq këto shpifje besohen akoma edhe sot.
“Më shkon gjuha tek deti po nuk po merrem me të sot, është rast tipik kur s’ka marrëveshje dhe negociata sepse nuk kemi rënë dakord. Të thonë thellohu-thellohu, domethenë ti diçka ke dhe kështu pash që po shfaqeshin duart e tyre mbi engjejt e asaj gostisë së De Radës të veshur me veladonin e mërtirëve të dëshmorëve. Debati i Camajt dhe për të tjerë do të ishte i destinuar të bëhej si pseudodebati i detit.
LEXO EDHE: Hapet dosja për shkrimtarin Martin Camaj, Rama: Akuzat si bashkëpunëtor i Sigurimit, shpifje
Duke qenë se populli shqiptar e ka treguar se kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës dhe e vërtetë nuk i ka ngritur akoma pantallonat, tregon se në këtë fushë fiton vetëm një burim i respektuar informacioni: shpifja, gënjeshtra dhe demaskimi.
Prirja kombëtare në raste të caktuara për të besuar të keqen, për të besuar shpifjen prevalon. Do të dihej se dosja e suvejimit është ndryshe nga ajo e bashkëpunimit. Ka dosje,po mo po ka dosje, janë njëlloj si kartelat mjeksore ndërsa kartela e njerëzve të lindur me njollë ishte aty për të gjithë dhe mbushej siç e tregojnë dosjet që ju keni publike me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë dikush që skishte lidhje me dosjen informohej se kush nuk do të shkonte në shkollë”, është shprehur Rama. /abcnews.al