Kryeministri Edi Rama është shprehur se në mandatin e tretë qeverisës Partia Socialiste ka shumë për të bërë.
Ai është shprehur se është e rëndësishme që për të pasur një rrugëtim të suksesshëm duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe ka kërkuar nga shqiptarët mbështetje pa dallim.
Ndër të tjera Rama ka theksuar se e ka të pamundur që ta mendojë se çfarë kërkon në Durrës tashmë Meta dhe Basha, ai ka theksuar se e rëndësishme është që në të gjithë këtë situatë është i rëndësishëm shpëtimi i demokratëve të cilët do të marrin ofertë Monikën dhe Metën.
“Ne thjesht dhe vetëm do bëjmë atë që duhet, këta si kemi përballë i kemi mbrapa. Duan të na kthejnë mbrapsht, por nuk na arrijnë dot këta. Problemin e kemi me ata që ju shkojnë këtyre mbrapa. Ne jemi larg të qenit të përsorur, kemi të metat tona por në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as një të 1 mijtën që ju ofrojmë ne njerëzve.
Janë të bashkuar për plehrat, nuk janë vetëm këta por është edhe ajo pala tjetër. Arsyeja pse jam këtu sot, sot është edhe Lefteri që kemi punuar bashkë për këto projekte kur ishim në aleancë me LSI, por në vend që ata që në atë kohë i votuan ato projekte nëse nuk thonë një fjalë të mirë, të paktën të mos bëhen qesharakë në sytë e njerëzve.
Hidhen përpjetë dhe nuk e thonë si zgjidhet kjo punë. Ata dinë vetëm të nxisin sherr, të shpifin sa munden, të mund të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit e mërzitur, të shqetësuar, të lodhur e më pas nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë të njejtën gjë që kanë bërë gjithmonë.
LEXO EDHE: Rama akuza opozitës: Janë të paaftë që të bëjnë këto transformime
Në promovimin e platformës për deputetin që duam, nuk jemi nga halli këtu as nga ndonjë tronditje aritmetike, as nga ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të mundur, të degraduar sepse shumica e shqiptarëve asnjëherë nuk mund t’i mbështesë ata. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi mundësi të përmirësohemi, të rrisim kapacitetet, të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj e të reja, me ide dhe energji.
Ato daljet e Lulit që takon taksixhinjtë aty afër te dera e PD ju thotë si t’ja bëjmë me taksat, ata i thonë taksa s’kemi se na i ka heq qeveria, shkon pastaj këtu në Durrës diku e i thonë banorët e dëmtuar nga tërmeti që s’na kanë dhënë lekë, ndërkohë që të gjithë lekët i kanë në llogari.
Luli është në një fazë që jo vetëm shkon në rrugë të gabuar por përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar. Pastaj vjen Monika bashkë me Ilirin, e kanë kthyer vëmendjen nga Durrësi, flasin përçart si njëri ashtu edhe tjetri, flasin për një hakmarrje të madhe që nis këtu nga Durrësi”, ka thënë kryeministri.
Nga Durrësi shefi i qeverisë ka akuzuar Ilir Metën që nuk heq dorë nga shkatërrimi që i ka bërë institucionit të presidencës.
“ Por çfarë do tashmë në Durrës më Ilir Meta. Çfarë do më ilir meta më kur 30 vjeçare është bërë kryeministër, 40 vjeç u bë kryeparlamentar dhe 50 vjeç president. Po për 60 vjetor çfarë do në Durrës do vilën e Zogut që ta ketë edhe një vilë në majë të kodrës si ajo që ka buzë detit? Çfarë kërkon më ndërkohë që e ka bërë institucionin e Presidencës destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor dhe keq, as armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje. Ata që mendojnë se do votojnë LSI dhe do kapin PS ta harrojnë, mund të kapin Lulin por, s’ka më kthim pas. Ne do shkojmë para me njerëzit dhe për njerëzit, si forca më e madhe për të qeverisur Shqipërinë në Durrës dhe kudo”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al