Rama nga Kolonja: Këto janë zgjedhjet më të çuditshme

schedule16:45 - 15 Qershor, 2019

schedule 16:45 - 15 Qershor, 2019

Në vijim të fushatës zgjedhore të PS-së, Rama edhe një herë ka folur për situatën politike në Shqipëri. I ndalur në Kolonjë, Kryeministri u shpreh se këto zgjedhje janë të çuditshme, për shkak se është një garë pa kundërshtarët kryesorë.

“Ne nuk ndjehemi mirë me këtë situatë. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse janë zgjedhe pa kundërshtarët kryesorë. Edhe pse këtu jo të keni një zgjedhje midis Erjonit dhe dikujt tjetër që kandidon për një tjetër parti Bindja Demokratike. Dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë kur Shqipëria pret me të drejtë të çelë negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Atyre fajin ua ka mendja e tyre, por çfarë borxhi u ka Shqipëria atyre? Këta dolën nga Kuvendi, por dolën për të mos u kthyer më. Refuzuan mandatet që ju dhanë njerëzit dhe thanë ne nuk qëndrojmë më në Kuvend se ne jemi popull dhe do shkrihemi me popullin.

U futën në mes të turmës, u fshehën në mes të turmës për të vënë në ballë më budallenjtë ose më të sinqertët duke i nxitur që të shkelin ligjin, të gjuajnë policinë, të vënë zjarr në hyrje të institucioneve dhe të përfundojnë burgjeve për llogari të këtyre. Edhe mund të hysh në godinë, por pushteti në demokraci buron nga vota e popullit. Arsyeja pse këta ju thonë njerëzve hajdeni të shtunën, mblidhuni ta rrëzojmë është sepse janë gënjeshtarë të pacipë dhe manipulatorë të paskrupullt të njerëzve të atyre që kanë gjithë të drejtën të protestojnë por që gënjen dhe manipulohen nga ky grusht njerëzish. Në fakt hallin e kanë gjetkë, duan që ta bëjnë Shqipërinë copë-copë në sytë e një dynjaje të tërë dhe t’i shmangen votës për të mos dalë të humbur”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!