Rama në Vlorë: Gëzuar për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së që nuk ndodhen në shtëpi

schedule10:39 - 28 Nëntor, 2020

schedule 10:39 - 28 Nëntor, 2020

Në 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

Shefi i qeverisë përmes një prononcimi të shkurtër për mediat ka pasur një urim të veçantë për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK.

Dëshiroj të uroj të gjithë shqiptarët kudo janë këtë ditë të Pavarësisë së Shqipërisë. Njëkohësisht në këtë ditë është edhe dita e lindjes të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dëshiroj tju uroj festën e Flamurit dhe Pavarësisë, presidentit Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së që sot nuk gjenden në shtëpi”, është shprehur Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!