Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka qenë në Marikaj të Vorës, ku ka nisur puna për ndërtimin e dy shkollave nëntëvjeçare, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shefi i qeverisë ka theksuar se vijon puna për çeljen e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standardet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti.
Gjithashtu RAma ka kërkuar që shkolla në Marikaj të përfundojë në 26 nëntor dhe punimet të kryhen me cilësi, në mënyrë që në 27 nëntor në mëngjes, një vit pas tërmetit të tmerrshëm duhet të sjellim fëmijët këtu./abcnews.al

