Rama në krah të Pacollit në Thumanë Baca dha 1 mln euro, sot nis ndërtimi i pallateve të reja

schedule12:13 - 15 Janar, 2021

schedule 12:13 - 15 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli kanë inspektuar këtë të premte fillimin e punimeve për pallatet e reja në Thumanë, një nga zonat më të goditura në vendin tonë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Pacolli është një ndër personat që ka dhënë kontributin e tij për ndërtimin e zonave të dëmtuara. Ai ka akorduar një donacion prej 1 milion euro për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se jetët e humbura nuk i kthejnë dot, por të paktën ata që kanë humbur të dashurit e tyre të kenë një shtëpi.

“S’i kthejmë dot në jetë viktimat, s’e kthejmë dot kohën, por kur t’ju japin çelësin e shtëpisë familjarëve, t’i bëjmë të ndihen më mirë”, tha Rama.

Ndërkohë Rama i thekson Pacollit se pas kësaj do të nisë dhe faza e ndërtimit në një tjetër zonë, ku ka theksuar se në këtë zonë do të ndërtohet dhe pjesa e akorduar nga ai.

Kryeministri Rama ndërsa shpjegoi se si po bëhej procesi e falenderoi Pacollin pasi ai ka qenë ndër të parët që u ofrua për ndihmë pas tërmetit.

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe Pacollit:

Rama: ke qenë i pari që ke ardhur pas katastrofës, ke treguar bujari shumë të madhe, këtu ka nisur puna dhe ka ecura goxha, siç e sheh se ti je njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Janë hapur të gjitha kanalet për të vendosur sistemet ujit energjisë e me radhë, ka filluar puna me banesat individuale. të falenderoj shumë

Pacolli: Shumë mirë që çdo gjë qenka gati, këtu gjen të gjitha burimet energjitike, rrugët janë të pergatitura, asfalti shtohet kur ndërtimi mbaron, sa për ndërtesat do implementojmë projektin që kemi përgatitur. Çdo ndërtesë, 2700 km katror, janë 18 apartamente.

Rama: Lajmi i mirë është se sot nis ndërtimi i apartamenteve. Baca Behgjet na ka thënë që atë pjesë që unë do marr do e ndërtoj se pjesa tjetër do bëhet nga buxheti i shtetit. Me buxhetin e shtetit do ndërtojmë njësinë e Thumanës, do ketë edhe qendër shëndetësore e komunitare. Banorët mund ti marrin këtu shërbimet s’kanë pse ikin lart e poshtë

Pacolli: Do jetë qytezë shumë moderne.

Rama: Këtu Bacë terreni ka qenë shumë i vështirë. E komplikuar këtu ka qenë edhe çështja e aseteve të pronësisë. Me këtë rast zgjidhim edhe çështjen që ka qenë në hyrjen e Thumanës, e tmerrshme ka qenë. Ne kemi dhe ndihmën e BE për financimin e shkollave. Ata kanë filluar javët e fundit, që do të thotë ne e kemi tërhequr llastikun deri në fund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!