Rama: Në fund të mandatit të tretë do të kemi 4 aeroporte, do të ulim çmimet e biletave

schedule13:31 - 11 Mars, 2021

schedule 13:31 - 11 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama nga Vlora këtë të enjte është shprehur se qëllimi i qeverisë është që në fund të mandatit të tretë synojnë që të kenë 4 aeroporte.

Ndër të tjera ai është shprehur se së shpejti do të fillojnë punimet për aeroportin e Rinasit që do të sjellë dhe uljen e çmimeve të biletave për të gjithë udhëtarët.

Ai ka theksuar se pas tre javësh pritet që të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dhe sipas tij aeroporti i Kukësit për pak ditë është gati.

LEXO EDHE:Rama me skuadrën e PS-së në Vlorë: Duhet të arrijmë objektivin me 9 mandate

Gjithashtu ai ka theksuar se mandati i tretë, është një mandat kohe për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

“Porti i ri do të sjellë turistë me Jahte dhe do ti sjellë Vlorës shumë të ardhura. Mbi 1500 të ekuipazheve të tyre do të jetojnë këtu, një vlerë e shtuar dhe për ekonominë. Nga ana tjetër vazhdimi i investimeve që janë në proces kompesohet me aeroportin e Vlorës ku ka dalë kompania fituese dhe po negociohet kontrata dhe brenda tre javës unë kam besim që do të nisë dhe punë. Aeroporti i Vlorës është një hall i zgjidhur dhe që u bllokua për shkak të pandemisë, është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Pasi dihet se një euro e investuar në një aeroport kthehet në një ekonomi ku fitohet si një kontribut i drejtpërdrejtë në infrastrukturë.

Nëse kemi një investim që parashikohet me 125 milionë euro, shumëzojeni me 23 dhe do të shikoni dhe impaktin. Do të hapim garën për aeroportin e Sarandës dhe në përfundim të mandatit të tretë ne synojmë që të kemi 4 aeroporte. I Kukësit është gati për pak javë dhe do ti duhet që vetëm të marrë dokumentet e certifikimit ndërkombëtar. Do të vijojmë punimet për zgjatjen e pistës në Aeroportin e Rinasit dhe do të ulim çmimet”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al