Rama në Ditën e Infermierëve: Me vraga në fytyrë nga turnet e gjata, na mësuan se hero të bën sakrifica

schedule08:02 - 12 Maj, 2020

schedule 08:02 - 12 Maj, 2020

Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, e atyre që janë njerëzit më të afërt me pacientët. Në këto ditë të vështira ato kanë qenë në vijën e parë të luftës me COVID-19, duke lënë familjet për shumë muaj pa i takuar dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre, për të qenë afër pacientëve që kanë nevojë për shërbim.

Në ditën ndërkombëtare të Infermiereve, kryeministri Edi Rama përmes në Facebook shkruan se infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ?

Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!

Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.

Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri??

#RESPEKT?

#DitaNdërkombëtareeInfermierëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!