Rama në Ditën e Diasporës: I dhanë vendit gjithçka kishin, përulem me respekt para veprës patriotike

schedule11:02 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 11:02 - 18 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ditën ndërkombëtare të Emigrantëve. Shefi i qeverisë përmes një videoje në Facebook në Ditën e Diasporës, ka shpalosur figura të shquara të kombit nga Fan Noli, Nënë Tereza e Kadare, e deri te artistët dhe sportistët më të dalluar si Rita Ora, Dua Lipa, e Marash Kumbulla.

Rama në mesazhin e tij shkruan se përulet me respekt para veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërie i dhanë vendit gjithçka kishin.

“Në këtë Ditë të Diasporës u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në ShqipëriAL”, shkruan Rama./abcnews.al