Rama në Berat: 24 orë ujë premtim që po bëhet realitet, brenda 2022 nuk flitet më për të

schedule12:41 - 2 Prill, 2021

schedule 12:41 - 2 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama në kuadër të punës së tij gjatë mandatit të dytë këtë të premte ka qenë në Berat, ku ka inspektuar nga afër punimet në ujësjellësit në Orizaj.

Rama ka theksuar se Brenda 2020 çështja e ujit të pijshëm 22 orë do të jetë e mbyllur.

Sipas tij ato e kanë gjetur në një gjendje skandaloze çështjen e ujit të pijshëm në vend, që nuk krahasoj me asnjë vend tjetër në botë.

“Mesazhi nga këtu është shumë i qartë uji 24 orë është premtim që po mbahet dhe po bëhet realitet. Do të ishte e mrekullueshme që të ishte bërë më parë, por ne i kemi hyrë detit me këmbë se ne kemi gjetur një situatë skandaloze jo vetëm në Evropë por edhe në botë.

Ne tashmë me mbi 20 kantiere që nuk janë hapur për zgjedhje por janë në punë,  të gjithë qendrat urbane do të kenë ujë 24 orë hap pas hapi, disa tani, disa në shtator dhe disa në dimër, por Brenda 2022 çështja e ujit 24 orë nuk do të jetë më një çështje që diskutohet në Shqipëri”, ka thënë Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!