Ndërsa kryeministri mbante fjalën përpara qytetarëve të Librazhdit, nuk ka munguar dhe thirrja e Ezanit nga Hoxha i qytetit ose lutja e mesditës.
Kryeministri ka ndërprerë fjalën e tij duke pritur që të mbaronte kënga e Ezanit nga Hoxha.
Më pas ai vazhdoi fjalën e tij të radhës në takimin e “Bashkia që duam” në qytetin e Librazhdit duke thënë se:
“Ndodhin dhe këto gjëra dhe duhen respektuar, mbase kjo ndërprerje ishte që të themi ndonjë gjë më interesante se sa të përmendim opozitën. Sidoqoftë disa fjalë duhen thënë, se është për të vënë duart në kokë… Të rrokasin kokën natë për natë”./abcnews.al