TIRANË- Kanë nisur punimet për ndërtimin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për leje drejtimi. Lajmi u bë publik nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka ndarë një video në rrjetin e tij social në “Facebook”.
Shefi i qeverisë shqiptare thekson se kjo vepër në Fushë-Prezë do ketë një sipërfaqe prej 6000 m2. Ai tregoi se kjo qendër do të përdoret edhe për qëllime të tjera, por fokusin kryesor do ta ketë edukimin për sigurinë rrugore.
“Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë. Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, shkruan Rama/abcnews.al