Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan videon: Nis së shpejti projekti i ri për Ujërat Termale të Bënjës

schedule08:05 - 21 Nëntor, 2024

schedule 08:05 - 21 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e ri për Ujërat Termale të Bënjës, që pritet të nisë së shpejti. Kreu i qeverisë, krahas videos së projektit që ka ndarë në Facebook, shkruan se ky projekt do të krijojë kushte më të mira për këtë destinacion special natyror, që vizitohet shumë nga turistët.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



Ujërat termale të Bënjës janë një thesar natyror dhe një destinacion shëndetësor në Shqipëri. Këto ujëra njihen edhe si banjat termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit, në komunën Petran.

Kjo zonë termale shtrihet në rrethana natyrore të bukura, duke qenë e vendosur në një ambient të favorshëm në rrethin e shkëmbinjve masive, në të dy anët e lumit Lengaricë. Kjo e bën atë një destinacion tërheqës për ata që janë të interesuar për relaksim, shëndet dhe natyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!