Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër.
Rama shprehet se ky investim ë bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar.
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

