Këtë të enjte Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij ka ironizuar kundërshtarët e tij politik duke theksuar se për ato dhe për Bashën, politika është një “shfaqje” që ndodh vetëm kur ka kamera dhe se tani, në fushatë elektorale “është kurdisur si njeriu që mendon thellë”.
Sipas Ramës, Basha duket më shumë si një person që sapo ka dalë nga sauna dhe jo sikur ka 8 vite në opozitë.
Ndër të tjera në fjalën e tij ai rikujtoi edhe njëherë punën që është bërë për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe luftën me koronavirusin, që e konsideroi “një tunel rraskapitës”, nga i cili Shqipëria duket se po del.
“Të isha i kënaqur dhe do të ndjeja se e përmbusha detyrën time ndaj vetes, njerëzve dhe atyre që më besuan pse duhet të isha këtu unë sot, kurrë mos besoni ato që e kanë të shkruar në ballë se kanë një jetë pa teklif dhe nuk duan që ta dinë nëse u gdhinë, por presin ti nxehë dielli, apo presin errësirën për të fjetur. Ato që duan të kërkojnë votën e njerëzve thonë se erdha t’ju shikoj në sy e të jem zëri juaj por pasi mbaron fushata takimin ua lënë te tramvai i Tiranës, këto janë ditët për të kuptuar se ne jemi në një udhëkryq të rëndësishëm dhe ai që voton me 25 prill nuk voton për pragun e shtëpisë dhe problemet e tij por voton për një gjë më të madhe për ti dhënë një shtysë të jashtëzakonshme këtij vendi në mënyrë që hallet e tij të zgjidhen pasi ne nuk po vijmë nga pushimet këtu, por ato që u torolisën me vite nëpër Shqipëri, duke u hargalisur dhe duke çoroditur dynjanë me gjithë çfarëlloj idesh të çuditshme dhe tashmë janë kurdisur si njeriu që përpiqet që të ndalojë njerëzit që të ikin jashtë dhe ta fusin Shqipërinë në Evropë, ky sikur ka dalë nga sauna jo se ka 8 vite që bën opozitë.
Jo vetëm ne që jemi këtu por të gjithë familjet shqiptare po dalin nga një tunel rraskapitës që për ne u hap për të gjithë boll e ndollët të keqen brenda shtëpisë suaj, pasi unë kur e bëra Shqipërinë e bëra me kënaqësinë më të madh. Boll se u kam dhënë gjithë ato lumenj, jeni populli që keni më shumë ujë se sa e gjithë Evropa, boll se keni gjithë ato pyje, dhe ndërkohë ne u bëmë bashkë dhe nuk e pamë më njëri tjetrin. Mua mu prish por atij jo, por ne u bëmë bashkë, me të gjithë ato që u prishën shtëpinë. Ne nuk duhet të bëhemi bashkë kur shikojmë të vdekurit dhe të plagosurit para syve por edhe kur shikojmë të ardhmen para syve. Ne nuk jemi brumë të paudhësh nuk jemi brumë hileqarësh por i atyre që na kanë lënë amanetet dhe brumi i atyre që do të lëmë Shqipërinë. Si mundet ne të ndihemi të pafuqishëm kur ne e shikojmë tashmë majën dhe e kemi në dorën tonë për tu ngjitur. Tamam kur shqiptarët buzëqeshën p[asi u mblodh bota mbarë miq nga ishin dhe nga nuk ishin dhe na dhanë të gjithë një dorë për të nisur rindërtimin, por erdhi goditja tjetër për të gjithë botën, por për ne ishte e tepërt.
U mbyll bota mbarë brenda, ne nuk hyjmë te më të fuqishmit, te më të zhvilluarit te më të pasurit jo e jo, por ne jemi brumi që janë gatuar të gjithë historitë kombëtare që ne krenohemi, nuk u dorëzuam dhe sot ne jemi lart sot ne hyjmë në atë kategori vendesh që janë në Champions Ligën e luftës kundër armikut të padukshëm ne sot po e shikojmë daljen nga tuneli më shpejt se të tjerët, a nuk është kjo një arsye dreqi e mori, jo kur na e kërkon halli jonë por kur na e kërkojnë fëmijë tanë se ne duhet të ngjitemi. Ne sot nuk jemi nga ato që dalin nga një hurdhë rraskapitëse, me këmbë të rraskapitura, kokën të trullosur që nuk e dinë me çfarë do të ushqehen nesër, ne sot kemi para nesh projektet e shumë dëshiruara ndër vite por tashmë të financuara dhe të përgatitura nga kompanitë më të mëdha të botës për të hapur katër porta nga qielli dhe katër nga deti, për ti dhënë një frymë ndryshe ekonomisë së vendin nga shtimi i numrit të udhëtarëve”, ka thënë Rama./abcnews.al