Kryeministri Rama në një takim me fermerët në Berat, tha se ka dy rekorde personale. Rekordi i tij botëror është se është piktori më i mirë mes të gjithë kryeministrave të botës.
Lidhur me rekordin kombëtar, Rama tha se të gjithë kryeministrat bashkë që nga viti 1912 nuk kanë përshkruar aq kilometra sa ai.
“Berati është realisht një vend krejt tjetër nga çfarë kemi parë. Dy rekorde i kam, një botëror që jam piktori më i mirë mes kryeministrave të të gjithë botës.
Rekordin kombëtar që kam është që të gjithë kryeministrat që nga 1912 t’i nbashkojnë të tërë kilometrat janë larg meje. Berati ka problematika por nuk njihet me siç ka qenë, sa pika grumbullimi ka pasur kur ne nisëm punën, ku imagjinohej kjo. E ka bërë puna e njërëzve, por njerëzit këtu aknë qenë dhe më parë s’kishte as sinergji as mbështetje.”


