Rama, me dokumenta e harta për pronën/ Avokati Beqiri: Berisha është kapitull i mbyllur. Akuza boshe

schedule23:49 - 6 Gusht, 2024

schedule 23:49 - 6 Gusht, 2024

Avokati Idajet Beqiri i cilëson boshe akuzat e Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka përftuar 22 hektarë tokë në Vuno.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha është kapitull i mbyllur dhe shtoi se ai i ka bërë vendit dëme të jashtëzakonshme.

“Çfarë synon? Berisha është kapitull i mbyllur për vendin kapitull i një maskarade 30-vjeçare që shqiptarët nuk e merituan, por e vuajtën. Gjatë pushtetit të tij, pro serbe, pro ruse, pro klanit më të egër të voioepirit, e masakroi këtë popull. Bëri vrasjet nga më të shëmtuarat, 2 prillin e Shkodrës, gjakun e derdhur në 26 maj të 1996, me piramidat, gjakosi gjithë Shqipërinë. Berisha e bëri shkrumb e hi këtë vend. Dëmet i bëri të jashtëzakonshme. Kapitulli i tij është kapitulli më i zi. Ai vendin e do që të bëhet luftë, vetëm gjak donte. Gjak e donte edhe Himarën, çoi atje një bastard, Fredi Belerin. Tani që merr mësimin e duhur, kjo Saliun e ka çmendur më keq”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!