Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
“Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”, shkruan Rama.
Sot në Shkup do të mbahet mbledhja e përbahskët e dy qeverive, ku pritet të firmosen disa marrëveshje.