Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij për çeljen e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ka deklaruar se mandati i tretë i PS-së do të jetë mandati i mbylljes së reformave të nisura.
Rama ndër të tjera është shprehur se me mandatin e tretë do të bëhet e mundur nisja e një drejtësie të re që nuk mund të bëhet me ato që nisen si në dasmë pa nuse.
Sipas tij PS-ja duhet të fitojë për të mos lënë Shqipërinë në duart e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, pasi sipas tij Luli është një kukull e fjetur në duar e tyre.
LEXO EDHE: Rama sulmon Bashën: Dasmorët kanë vënë përpara një dhëndër që vonohet një orë
“Ne nuk mund ti thërrasim njerëzit për ti vënë në rrezik dhe mbi të gjitha jo vetëm vëmë në rrezik ato që marrin pjesë por përhapim dhe mesazhin më të gabuar për të gjithë ato që na shikojnë. Dhe kur bëhet fjalë për një luftë mes jetës dhe vdekjes nuk do t’ja dijë se çfarë do të ndodhë. Mandati i tretë nuk është një inerci apo dëshirë për pushtet, nuk është për Partinë Socialiste dhe për ato që e përfaqësojnë PS-në si deputet ministra, apo si anëtarë të Këshillave bashkiakë. Mandati i tretë i PS-së është që Shqipëria të mos kthehet më kurrë më pas, sepse me këtë mandat ene i bëjmë të pakthyeshme reformat që janë rrugës.
Mandati i tretë i PS-së bën të pakthyeshme reformën në drejtësi, dhe ardhjen në fuqi të një drejtësisë së re, e kundërt do të thotë çuarja dëm e të gjithë këtyre sakrificave aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më. Mandati i tretë i PS-së do të thotë që prina të mos jetë më problem, dhe të futet më në fund në rrugën e futjes, të mos vihet më në diskutim, mandati i tretë i PS-së do të thotë që politika të mos bëjë dot më asgjë as mësuesve as mjekëve dhe as infermierëve që janë në një vend punë falë meritës së tyre.
E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varja e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi dhe të gjithë asaj pjesë që është boshti i shtetit në mëshirën e rrotave të makinave që u mblodhën atje në një dasmë pa nuse.
Si mund tu jepet atyre një shans tjetër, mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre dhe pushtetit të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre dhe kur vjen puna dhe Luli nuk ka si e merr një shans pasi Luli nuk është Luli, por është Saliu, Iliri dhe Monika, është një kukull një kukull që po nuk i tunde flen kur tundet hapin sytë dhe nxjerrin këngën në formë ninulle, është një kukull që ne e shohim, kur ikën nga ekrani është një kukull që fle në prehrin e tre xhakajdurëve një arsye e fortë për PS-në”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al