Rama: LSI s’ka lidhje me qeverisjen, Reforma në Drejtësi prishi koalicionin

schedule17:45 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:45 - 9 Tetor, 2020

Shefi i qeverisë Edi Rama ka komentuar këtë të premte në Asamblenë Kombëtare të PS-së prishjen e koalicionit me LSI-në.

Rama në fjalën e tij thekson se LSI-ja është e keqja më e madhe që u ndodh partive të mëdha PS-së dhe PD-së në bërjen e koalicionit me të, pasi sipas tij LSI s’ka lidhje me qeverisjen, por do të jetë pjesë e qeverisjes për tu rritur në kurriz të shtetit.

Gjithashtu ai thekson se bomba që ka hedhë në ere koalicionin PS-LSI ishte Reforma në Drejtësi.

Ne nuk kemi parti për tu bërë aleatë bashkë, askush nga partitë politike që janë sot në Shqipëri nuk plotësojnë kushtet për të qenë aleatë me ne ne jemi aleat me njerëzit së bashku me shumicën e shqiptarëve ne do ti lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë forcat që duan të mbajnë Shqipërinë  peng.

LEXO EDHE: Rama i përgjigjet Metës: Më akuzon për bashkëpunim me banditë dhe vijon takime me ta skutave

Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI-në kam qenë partizan i bashkimit të së majtës me dy shpirta që u krijua nga një çarje e madhe e PS-së por kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm

PS dhe PD nga ana e saj por në radhë të parë PS është një ndër më të mëdhat që përtej zakoneve të këqija ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo në pushtet. LSI s’ka lidhje me qeverisjen ajo do të jetë pjesë e qeverisjes për tu rritur në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në ere koalicionin me LSI-në ishte reforma në drejtësi ku ndarja është bërë e pashmangshme.

LSI-ja është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng një nga dy të mëdhenjtë ka lindur si një forcë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi dhe boshllëku i krijuar nga PS-ja dhe nga pakënaqësia legjitime e krijuar në PS ku shumë njerëz ndiheshin të pa promovuar dhe është rritur në Kurriz të PS është jë organizatë që funksionon me këtë parim njëlloj si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim, dhe shtohen për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI-në nuk ka mundësi të bëhet më shumë se ç’kemi bërë në mandatin e parë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë kam qenë dy herë partizan bashkimi me të falë atij koalicioni për shkak të numrave kemi bërë shumë numra por kemi dhënë atë që çdo parti qoftë PS-ja qoftë PD-ja i jep një pjesë të shpirtit ndryshe nuk mund të bësh asgjë”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!