Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në OKB ka lobuar për njohjen e Kosovës nga vendet aënetarë të Asamablesë së Përgjithshme dhe kryesisht nga Serbia.
“Ka ardhur koha që të gjitha vendet e kësaj asambleje dhe së pari miqtë tanë serbë të njohin Kosovën, t’i japin hakun historisë dhe të njohin realitetin si e vetmja mënyrë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
E dashur Serbi, Kosova është realitet i pakthyeshëm. Është po kështu e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia që të bëhet pjesë e organizatave rajonale ku çdo vend sovran ka të drejtë të bëhet pjesë”.
Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave me Kosovën.
“Do të doja të theksoja një fakt që është e pajustifikuar që Kosova, vendi me 2 mln banorë mbetet vendi i vetëm ku populli i të cilit është i izoluar nga gjithë rrjeti regjimi i liberalizmit të vizave. Si mundet që BE ende të mbajë peng një vend prej 2 milionë njerëz që kanë luftuar fort për lirinë e tyre dhe mebten të palëkundur ndaj perspektivës në BE. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë” .
Ai u shpreh shpresplotë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas hijet e së shkuarës.
“Është shpresa ime që Ballkani Perëndimor do shkëputet nga e kaluara dhe do ndërtojë ekonomitë e tregjet dhe një të ardhme shumë më të mirë, duke punuar për të ardhmet e femijë pa folur për hijet e së shkuarës”. /abcnews.al

