Rama: Lista e bizneseve të lejuara te e-Albania, do hapen të tjera në 27 prill ose 3 maj

schedule17:52 - 19 Prill, 2020

schedule 17:52 - 19 Prill, 2020

Kryeministri Rama ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që nuk janë pjesë e listës që ëhstë publikuar te e-Albania të bëjnë kujdes dhe të mos e rihapin biznesin pasi do të ndërshkohen.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook shkruan se bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin E-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore, dhe se nuk do të lejohet asnjë tjetër të nisë për momentin aktivitetin e tij.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka bërë me dije se në vijim të situatës me koronavirusin do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme 27 prill – 3 maj.

Postimi i plotë:

? Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e Shëndetësisë!

? Bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin E-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

? Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.

* Duke parë ecurinë e përballjes me armikun e padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!