Një mazhorancë para e një opozitë pas. Kështu nisi sezoni i ri politik. Rama çoi herët të vetët, shumica të rinj drejt parlamentit, kurse Berisha me besnikët e vjetër, u kthye mbrapa në histori.
Para se të hynin në parlament, shkuan të kujtohen e të frymëzohen me Azem Hajdarin e ndjerë.
“Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment”
Por sa më shumë që PD zhytet në të shkuarën e turbullt, aq më pak mbeten. E para vetë vajza e Azemit, ish-deputetja Rudina Hajdari nuk u shfaq krah Berishës për të atin. I dyti, Edmond Spaho hoqi dorë nga posti i mbetur në PD, për tia lënë vendin një të riu.
Nga ana tjetër, për herë të parë në historinë e tij, Rama shkoi ti kërkoje mandatin e kryeministrit një presidenti jo opozitar.
Ndryshe nga Nishani i ndjerë apo Ilir Meta, Rama shkoi më vonë në Presidencë, në drekë dhe qëndroi më gjatë, 1 ore e 20 minuta.
Doli vetëm me dekretin e Begajt si mandatar për të formuar qeverinë e re.
Risia e dokumentit është fakti se si kryeministër do të ketë detyrë edhe ngritjen dhe funksionimin e ministrise virtuale, Diellës nga Inteligjenca Artificiale.
Nga ana tjetër, në dosjen e tij Rama nuk kishte me vete emrat e 16 ministrave të tjerë për tia propozuar Presidentit.
Burime nga ky i fundit, thane se kryeministri nuk ia ka sjellë ende, kurse për Diellën, është pozicion specifik.
Megjithëse ska pse nxitohet, pasi ky dekret i parë vetëm sa i hap rrugë krijimit të qeverisë së re.
Ka një javë kohë deri në seancën e votëbesimit maratonë, ku çdo emër ministri i propozuar do të mbrohet, sulmohet, gjykohet e në fund do të votohet.
Dhe në fund, qeveria e nis punën nje dite me pas, me betimin ceremonial në Presidencë.
Mes buzëqeshjeve në Presidencë dhe ngërdheshjeve në Kuvend, shumica e re socialiste nuk humbi kohë për të nisur punen dhe qeverisur vendin, mes pritshmerise per nje mandat te fundit para futjes ne bashkimin europiane.
Një ditë e ngarkuar me deklarata dhe reagime, por kur publiku pati mundësinë më qartë se kurrë të bëjë dallimin mes të resë dhe të vjetrës, mes progresit dhe regresit. Fjala kyc që i bashkon, është fjala kohë. Socialistët dhe Shqipëria nuk kanë më kohë të humbasin. Ndërsa Sali Berisha nuk ka më kohë të ndryshojë.
/ abcnews.al /


