Rama: Kriza energjitike e pashmangshme, qytetarët nuk do të paguajnë çmim të rritur bilete transporti

schedule11:32 - 29 Mars, 2022

schedule 11:32 - 29 Mars, 2022

Kreu i qeverisë Edi Rama nga Kavaja ku ka dorëzuar çelësat e banesave për 206 shtëpi të rindërtuara është shprehur se përveç pandemisë dhe tërmetit tashmë sfida e të gjithëve është kriza energjitike dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

Rama është shprehur se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm vendin tonë por të gjithë botën ndaj është e rëndësishme që ne të jemi të bashkuar për ta kaluar me sukses edhe njëherë një sfidë të madhe që na pret.

Sipas tij ato po bëjnë të pamundur që të mbajnë nën kontroll situatën, ku thekson se qytetarët dhe pensionistët që përdorin transportin publik, nuk do të paguajnë biletë me çmim të rritur pasi do të jetë qeveria që do i kompesojë kompanitë.

“Mos harroni se në mes kishim dhe pandeminë, bllokimi i kontierëve, mbyllja e zyrave, dhe pas këtyre na vjen edhe kriza e madhe energjitike shoqëruar me një luftë më Evropë që kujt i shkonte mendja që do të kishim një situatë si në vitet ‘30/. E gjithë kjo i jep një goditje të madhe ekonomisë anembanë botë, dhe normalisht çdo gjë do të preket por ne do ja dalim dhe do e përballojmë. E gjithë kjo vuajtje nga tërmeti që ju kaluat sot merr fund dhe keni një shtëpi që nuk do e kishit kurrë nëse do të jetonit në shtëpitë e vjetra, kështu do të kalojmë edhe krizën tjetër por duhet që ta përballojmë sëbashku.

Ne do të mbështesim çdo familje. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë në nevojë dhe nuk e ndotin mjedisin me katër rrota. Ka shumë njerëz që lëvizin me autobus nga qyteti në qytet dhe nuk mund të mbajnë barrën e rritjes së biletës ato do të vijojnë të lëvizin, por ne do të kompesojmë biletën e tyre dhe ato nuk do të paguajnë më shumë se nga ajo që ka paguar, do të kompesojmë fermerët që të mos e marrin më shtrenjtë naftën. Ato që lëvizin me vetura dhe me fouristrada kanë më shumë mundësi, por dhe për ato njëlloj fatura e energjisë vjen pa rritje dhe nëse ne heqim taksën e naftës kjo gjë nuk bëhet e mundur. Si mund të themi ne pensionistëve që do të paguani edhe ju, por duhet të ndajmë përgjegjësitë.

Qeveria mban përgjegjësinë dhe barrën e madhe dhe vendos fondin që fatura e energjisë të mos rritet. Energjinë e keni pa çmim të rritur por nuk duhet që ti lini ndezur natën, pasi kështuka ardhur kjo fazë dhe siç kemi kaluar këtë të tërmetit do e kalojmë edhe sot’, ka thënë Rama./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!