Rama kërcënon kontrollorët: Kush nuk kthehet nesër në punë, s’ka më vend në Albcontrol

schedule20:29 - 7 Prill, 2021

schedule 20:29 - 7 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit.

Rama u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka bërë apel të gjithë punonjësve se nëse nuk kthehen nesër në punë, nuk do të ketë më vend në AlbControll.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama në Twitter.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!