“Rama ka ndarë Shqipërinë në 4 viljate”, Vasili: Miratoi ligjin për pushtim lokal

schedule12:26 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:26 - 5 Gusht, 2020

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vendosur ta ndajë Shqipërinë në katër vilajete.

Përmes një deklarate nga selia e partisë, ai është shprehur se në të njëjtën ditë kur u ndryshua Kushtetuta, u miratua edhe ligji për zhvillimin rajonal.

Sipas Vasilit, ky ligj me fjalë të thjeshta, do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal.

“Qeveria e Rilindjes po vazhdon  në mënyrë të dëshpëruar të shtrëmnbërojë ligjet në fuqi dhe kushtetutën e vendit dhe  të rrëmbejë ç’të mundet lidhur me pronën publike dhe të drejtat  qytetare si dhe duke shkelur çdo lloj reforme të miratuar nga ata vetë.

Së fundmi, në të njëjtën ditë kur ndryshoi Kushtetuta, është miratuar edhe ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezion. Ky ligj, sipas të cilit ndërtohen katër rajone të reja është një vendim vetëm i qeverisë shqiptare. Edi Rama vendos të ndajë Shqipërinë në katër vilajete. Me fjalë të thjeshta, do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal”, tha ndër të tjera Vasili. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!