Kryetari i Partisë Demokratike në kuadër të fushatës së re të ndërmarr “Po të dëgjoj”, pasditen e kësaj të enjteje u është përgjigjur direkt pyetjeve të qytetarëve në lidhje me disa nga shqetësimet me të mëdha që ato kanë.
Basha në fjalën e tij me qytetarët është shprehur se do të bëjnë të pamundurën për të përmirësuar punën në administratën publike që ajo të jetë në funksion të qytetarëve.
I pyetur në lidhje me konçesionet e ashtuquajtura PPP, ai është shpehur se sapo të vijë në pushtet do të bëjë anulimin e të gjithë këtyre koncesioneve që po rrjepin shqiptarët përditë.
“Patjetër që do të hetohen dhe do të dalin të gjithë paraligjit, për të bërë që çdokush që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve të japin llogari dhe paraja tju kthehet shqiparëve. Ka një shtresë vulnerabel që sado mirë që të funksionojë ekonomia nuk e ngrenë kokën dot mbi ujë, dhe ne për këtë arsye duhet të japim një dorë dhe ti ndihmojmë. Për këtë është dhe problemi që ne parashtrojmë që kjo kamatvonesë të amnistohet për të gjithë këto familje,” tha ai.
Kryedemokrati në komunikim me qytetarët ka komentuar gjithashtu koncesionin e Check up, ku ka theksuar se sapo të vijë në pushtet anulimi i tij do të jetë hapi i parë.
Pjesë nga komunikimi pyetje-përgjigje, Basha me qytetarët:
Çfarë do të ndodhë me sistemin e mjeksisë?
Kolapsi në mjeksi është kriminal, shqiptarët harxhojnë më shumë se ato në Maqedoninë e Veriut, sepse paratë vidhen koncesionet vidhen nga drejtuesit, siç është sterilizimi, chechup që duhet të merren në shqyrtim dhe ti kalojnë shëndetsisë. Gjithashtu duhet një reformë e thellë në mjeksi për të mbajtur infermierët dhe doktorët këtu duke ju rritur rrogën dhe duke ju dhënë më shumë shpresë.
Çfarë do të bëhet me banorët e Unaëz së Re ?
Padrejtësia e Unazës së Re është padrejtësia më e madhe në Shqipëri ku goditet i pafuqishmi, një qytetar i thjeshte, pamundësia merret për dobësi, ndërsa kriminelët kalojnë pa u lagur. Ne do të bëjmë që ju të keni në dorë votën, ndërsa ditën e votës jeni ju që duhet të zgjidhni atë oferte dhe atë që ju bind, të bëni që horri dhe kriminelët të shkojnë aty ku e kanë vendin. Duke çuar para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës, ministrat, drejtueset e kompanive fantazme dhe deri te kryeministri. Patjetër që do të kemi zgjedhje të reja pasi një popull që kërkon drejtësi nuk do e ndalë askush, mjafto të krijojmë kurajon e 3 dekadave më parë që rrëzua n një nga diktaturat më të egra , pra ne e kemi forcën.
Cili është mendimi jot për kundërshtarin politik?
Mendimet e mia për kundërshtarin politik nuk janë të natyrës personale, mendoj se Rama ka dështuar dhe është koha që shqiptarët të marrin përgjegjësitë e tyre për vete dhe familjet e tyre dhe ne si opozitë të japim mundësi për përzgjedhje. Ajo që është e rëndësishme qështë mendimi juaj nëse ka ardhur koha që ju të bëni ndryshim, që do të sjellë shpresë dhe mirëqenie për çdp shqiptar. Për ti dhënë fund krizës ekonomike, për të fuqizuar punësimin dhe së treti për ti dhënë mundësinë çdo shqiptari që të gjejë mundësinë për të ndërtuar vendin./abcnews.al