Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nuk do ketë mbyllje të detyrueshme në 1 maj, javën tjetër zgjerojmë zonat e gjelbërta

schedule11:28 - 30 Prill, 2020

schedule 11:28 - 30 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa deklaratave të bëra në media për një mbyllje të mundshme të vendit në datë 1 maj që është edhe dita e punëtorëve, nga frika e lëvizjeve të shumta që mund të bëhen shkak transmetimi i Covid-19.

Rama thotë se ditën e nesërme nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që janë në punë do vazhdojnë të punojnë si çdo ditë tjetër.

Ai njofton se nga java tjetër do të ketë zgjerim të zonave të gjelbërta, plan i cili do të publikohet pasditen e sotme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

LEXO EDHE: Rama paralajmëron lehtësime të tjera: Nuk ka ulje pagash dhe pensionesh

“Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj. Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!